Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

"Grupi Bardhi-Berisha t'i rikthehet normalitetit!" Thirrja e Tabakut: Na mungon jeta parlamentare

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 19:42 | Politikë

Jorida Tabaku u ka bërë thirrje kolegëve të saj demokratë që të lejojnë vijimin e jetës Parlamentare në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet në Parlament.

E ftuar në “Ditari” në A2 CNN, kryetarja e Komisionit të Integrimit theksoi se opozita duhet ta anashkalojë krizën në të cilën është përfshirë. Ajo theksoi se beteja e kolegëve është e drejtë, por shtoi se nuk beson se rruga e ndjekur deri më tani është e duhura.  

"Ne na ndajnë shumë gjëra, por duhet të na bashkojë kundërshtari. Nuk kemi kundërshtar asnjë që është ulur nga ana jonë e Kuvendit...Ne i kemi fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve kur kemi pasur forcën e argumentit dhe fjalës. Të kthehet dhe të vijojmë t’u flasim njerëzve,” u shpreh ajo.

Ndërsa, duke u ndalur te ai që është cilësuar si “komisioni Shalsi”,  zonja Tabaku e sheh si një iniciativë të rrezikshme të mazhorancës e cila, siç u shpreh ajo, përpos qeverisë tashmë “kërkon t’i shtrijë tentakulat edhe në Parlament.”

Tabaku sqaroi se detyrën e komisionit që kërkon të formojë PS-ja, e bën aktualisht Këshilli Kombëtar i Integrimit.

“Shpresoj që të jetë vetëm një dëshirë e Shalsit dhe të mos materializohet.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu