Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Komision kontrolli për SPAK, Shalsi: Në finale do të ketë vendimmarrje politike

Nga Fjorela Beleshi
24 Janar 2024, 15:28 | Politikë

Eduard Shalsi do të jetë në krye të grupit të punës së PS në Parlament për të skanuar punën e Parlamentit, jo vetëm sa i përket burimeve njerëzore por edhe të funksionimit të strukturës në këtë institucion. Kjo strukturë e socialistëve do të ketë në përbërje të gjithë kryetarët e komisioneve parlamentare, shpjegon Shalsi, me qëllim përmirësimin e jetës parlamentare në kuadër të integrimit.

Mazhoranca me në krye Edi Ramën nuk e ka fshehur dëshirën për të ushtruar më shumë kontroll ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera të pavarura. I pyetur nëse ky grup punë do të prodhojë edhe propozimin për krijimin e një komision ad hoc për të kontrolluar organet e drejtësisë, Eduard Shlasi nuk e përjashton si alternativë.

Për ta bërë më legjitim skenarin e socialistëve, Shalsi thotë se do t’ia shtrijë dorën edhe opozitës për t‘u bërë pjesë e këtij grupi punës. Gjithashtu ai e sheh të nevojshme edhe ekspertizën e ndërkombëtarëve.

Nëse demokratët do të refuzojnë të bëhen pjesë e këtij plani, mazhoranca është e vendosur që të vijojë me objektivat e saj për të çuar drejt ndryshimeve jo vetëm në administratë, por edhe në ndërhyrje ligjore apo të Rregullores së Kuvendit.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli