Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë paraqitur sërish në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, ku ditët e sotme do të mbahet seanca për ankimimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Një ditë më parë, Sali Berisha u paraqit në SPAK si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Prej 30 dhjetorit, ish-kryeministri qëndron me masë sigurie, teksa ditën e sotme kërkon një masë më të butë.
Më herët, ai ka kërkuar nga SPAK dhe që të lejohet që të ndjekë seancat plenare të Kuvendit, gjë e cila i është refuzuar.
(A2 Televizion)