Paraqitjen e sotme në SPAK, Sali Berisha e ka cilësuar si një vizitë në “strofullën e krimit” për të denoncuar firmat e kreut të qeverisë Rama për atë që ai e cilëson si vjedhjen e shekullit.
Nga dritarja e banesës së tij, ku u adresohet mbështetësve të tij prej 25 ditësh tashmë, kreu i Rithemelimit nuk i kurse akuzat për gjyqtarët e çështjes por edhe për drejtësinë e re.
“Sot unë shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonaj dhe kompani,” deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri madje krahasoi kreun e atij që ai e quan “SKAP-i i partisë”, me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani.
“Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës. Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan. Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre.”
Për Berishën, kreu i Prokurorisë së Posaçme, është i korruptuar dhe për ligj dhe Kushtetutë ka partinë në pushtet.
Përballja e Berishës më prokurorët paraditen e së martës nuk zgjati më shumë se 1 orë e 40 minuta dhe sipas ish-kryeministrit, nuk kishte qenë një përballje klasike mes prokurorëve dhe një personin nën hetim.
Kreu i Rithemelimit i konsideroi pyetjet e prokurorëve si mediokre, ndërsa avokati i tij, si jashtë procedurës.
Ish-kryeministri pretendoi se ka prokurorë të SPAK që kanë bashkëpunuar me ish-agjentin e FBI, Charls McGonigal dhe se PD ka dërguar një material në SHBA për këtë çështje. (A2 Televizion)