Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Rezoluta për Shqipërinë, Meta: Reforma zgjedhore të bëhet me opozitën sipas rekomandimeve të OSBE

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 16:11 | Politikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vlerëson Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit. Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se gjuha e përdorur në rezolutë tregon gjendjen alarmante që po kalon vendi ynë. Po ashtu ai bën thirrje që të respektohen rekomandimet e OSBE për Reformën Zgjedhore.

“Partia e Lirisë përshëndet Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit.Vlerësoj gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës dramatike në vendin tonë, në veçanti diagnostikimin e duhur të të gjitha problematikave, në çdo fushë, që e kanë bërë të pamundur përparimin e vendit tonë në këtë proces. Bashkë ndaj të njëjtin qëndrim lidhur me nevojën ulëritëse të forcimit të llogaridhënies ndaj qeverisjes, sidomos përmes përdorimit të mekanizmit të mbikëqyrjes, përfshirë komisionet hetimore që janë një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme e opozitës. Është tepër serioze dhe kritike që pavarësisht krijimit të Komisionit Parlamentar Ad Hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim në miratimin e ndonjë teksti dhe në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, i bashkohem thirrjes për përfshirjen e fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin real të opozitës në këtë proces, për të garantuar përfaqësimin e plotë dhe gjithë përfshirjen në reformën zgjedhore. Realisht mazhoranca ka bllokuar qëllimisht veprimtarinë e këtij komisioni për realizimin e synimeve të saj politike dhe miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore në favor të saj”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi