Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Bllokimi i parlamentit, Tabaku: Të përballemi me ide edhe në Tiranë si në Bruksel

Nga Fjorela Beleshi
23 Janar 2024, 15:18 | Politikë

Përballja me ide apo bashkimi i votave me socialistët siç ndodhi në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit për Integrimin, sipas kryetares së komisionit, për çështjet europiane është një proces që nuk duhet të ndodhë vetëm në Bruksel. Jorida Tabaku shpjegon arsyet se pse ajo së bashku me kolegët e opozitës gjetën dakordësinë me mazhorancën.

“E rëndësishme që në atë rezolutë u përfshinë edhe shqetësimet tona. Mënyra më e mirë për të çuar para çështjen është përballja me ide. Është fatkeqësi që e gjejmë gjuhën vetëm në Bruksel”.

Opozita është e shqetësuar nga deklaratat e socialistëve për ngritjen e një grupi pune që do të kontrollojë institucionet e pavarura, përfshirë ato të drejtësisë. Ky shqetësim është pasqyruar edhe në rezolutën e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit.

“Nuk është parë ndonjëherë që një grup punë partie të kontrollojë institucionet e drejtësisë. Është absurd, korrruptiv në sensin e pushtetit”.

Jorida Tabaku nuk e fsheh që ia ndjen mungesën foltores së Kuvendit dhe për këtë arsye, ajo e bën të qartë që nuk është dakord me formën e aksionit të opozitës.

“Mendoj që parlamenti është arenë debate, mënyrë se si ne të shprehim idetë tona, beteja e opozitë është e drejtë, por unë nuk jam dakord me formën e protestës. Unë në fakt mund ta vuaj më shumë se të gjithë deputetët se kam qenë një ndër më aktivët në kuvend dhe me mungon si forum”.

Që prej 5 tetorit të vitit të shkuar, nuk është zhvilluar asnjë seancë normale për shkak të protestës së opozitës dhe refuzimit të mazhorancës për të plotësuar kërkesat parlamentare të demokratëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli