Kërkesa e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, Apeli i GJKKO shtyn sërish seancën

Nga Armand Bajrami
24 Janar 2024, 12:56 | Politikë

Kërkesa e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për më 29 janar seancën e shqyrtimit të kërkesës për leje të posaçme të Alfred Belerit për t'u betuar si kryebashkiak.

Në seancën e sotme, avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos