PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët! Kështu është shprehur bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit komisioni nuk është vendi ku bëhet show politik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeja thekson gjithashtu se opozitarizmi nuk është certifikatë që të mund ta shpërndajë dikush.
“Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është certifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qëndrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët!”, u shpreh Alibeaj. (A2 Televizion)