Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

“Bardhi kthehet me lajme të mëdha nga SHBA”, Klevis Balliu: Bashkimi i PD do të ndodhë

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 21:48 | Politikë

“Bardhi kthehet me lajme të mëdha nga SHBA”, Klevis

I caktuari si një ndër 4 koordinatorët e PD për riorganizimin e partisë dhe aksionit opozitar, Klevis Balliu deklaroi në Debat me Alba Alishanin, se kreu i grupit, Gazment Bardhi do të vijë me lajme të mëdha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pa dhënë asnjë detaj më tepër se për çfarë bëhet fjalë.

Ish-deputeti demokrat deklaroi se ribashkimi i PD do të realizohet shumë shpejt, kjo edhe për shkak të detyrimit që opozita ka ndaj qytetarëve.

“Të gjithë duam që të bëhet bashkimi. Nuk është çështje paaftësie por debati. Bën sens që ka problem, për shkak të konflikteve që ka pasur brenda grupit të PD, por që tashmë janë shuar. Bashkimi do të bëhet dhe do të vijë. Është turp për të gjithë ne që nuk e kemi bërë ende, është detyrim. I kuptoj kolegët që kanë rezerva. Asnjë nuk mund të akuzohet se përse ka ambicie. Ju ftoj të ndiqni me vëmendje pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara pasi do të ketë lajme. Këto takime qoftë në Shqipëri, qoftë me aleatët të Bardhit dhe Këlliçit”, u shpreh Klevis Balliu.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi