Basha ironizon turin e Ramës: Krenarë pa listat e hapura dhe votën e diasporës

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 22:13 | Politikë

Basha ironizon turin e Ramës: Krenarë pa listat e hapura dhe

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje turin e tij për të takuar diasporën. Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu demokrat ka zgjedhur të ironizojë me të ashtuquajturën “shqiponjë të krenarisë kombëtare”.

Në gishtat e mëdhenj të duarve ka vendosur Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, ndërsa në gishtat e secilës dorë ka vendosur figurat e PS të akuzuara për korrupsion, ose siç i quan “viktimat” e shkaktuar nga SPAK-u.  

“KRENARË – Pa votën e diasporës. Pa lista të hapura” – ironizon Basha.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli