Janë angazhuar politikisht në të njëjtën forcë politike, por krisja në raportin midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ka bërë që debati të zbresë edhe në nivel anëtarësh.
Më konkretisht, anëtari i Kryesisë aktuale të PD, Grigels Muçollari dhe Gentian Gaba, ish-anëtari i Kryesisë së PD në kohën kur selia blu drejtohet nga Basha, janë përplasur ashpër në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
Muçollari ishte duke mbrojtur protestat që opozita ka thirrur që prej arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji, por Gaba e ka kritikuar mosbindjen civile, madje duke thënë se tubime të tilla nuk mund të bëhen me 200 persona.
DEBATI në “Off the Record”:
Muçollari: Po kush mo Luli? Cili mo? Luli po flet për hallet e njerëzve, Luli që ka shitur hallet e opozitës, hallet e njerëzve. Luli që ka humbur 7 palë zgjedhje. Kush more zotëri?
Gaba: Shiko injoranca këtu. Injoranca, se ky qurravitet ditë për ditë që Edi Rama vjedh zgjedhjet dhe pastaj thotë që paskam humbur unë zgjedhjet.
Muçollari: Djali, ooo djali. Kujdes me ofendim me mu. Kujdes, hera e fundit që po ta them… E përmende më, kujdes….
Gaba: Jo, jo po është injorant. Je në kontradiktë. Në momentin që ke humbur zgjedhjet. Zgjedhjet o vidhen, o humben. Sapo hodhe poshtë retorikën tënde.
Muçollari: Edhe njëherë po të them…
Gaba: Por lëre mos më bej mua të fortin
Muçollari: Palaçon mos ma bëj mua këtu në studio
Gaba: Unë thash je injorant thashë, se sapo hodhe poshtë....
Muçollari: Palaço mos më bëj mua në studio
Gaba: Po ta them jashtë. Mbarojmë në studio dhe dalim jashtë. Po unë po them se sapo re në kontradiktë me atë që thua, se zgjedhjet vidhen (A2 Televizion)