
“Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar”. Kështu e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestën në bulevardin Dëshmorët e Kombit, sipas të cilit kjo nuk është lëvizje anti-Trump. Nga foltorja e kuvendit, ai tha se Parlamenti Europian kërkon tërheqjen e ndryshimeve dhe vendosjen e një moratoriumi për leje.
“Ku i keni të arratisurit. Ata që po protestojnë janë heronjtë e vërtetë të këtij populli. Ai të fshihet se nuk vjen në parlament. Dhe ju mashtroni. U them unë ju, jeni damkosur, mos gënjeni shqiptarët. Sigurisht amendamenti që atakonte presidentin Trump nuk u lejua, dhe i përgëzoj ata. Nuk është lëvizje anti-Trump kjo. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me anti-zionizëm, me asnjërën nga këto. U përpoq Edi Rama t’ua japë të gjitha. Pra, edhe njëherë, të ndërpresim çdo gjë. Të merremi me kërkesat. Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligji”, theksoi Berisha. (A2 Televizion)