
Seanca plenare ka nisur sërish me tensione të mëdha.
Demokratët nuk kanë pranuar të lëshojnë foltoren, shkruan A2.
Për këtë arsye, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkoi një orë pushim.
Gjithçka nisi pasi u paraqit rendi i ditës dhe më pas iu dha fjala ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të paraqitur konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian.
Opozita bllokoi foltoren duke kërkuar diskutim procedural. Kryetari i Kuvendit tha se fjala për procedurë ishte dhënë më herët, pas paraqitjes së kalendarit të punimeve, por, sipas tij, ajo nuk është respektuar nga folësit, të cilët kanë folur për gjithçka dhe vetëm për çështje procedurale nuk e kanë marrë fjalën. (A2 Televizion)