Ndërpritet seanca, PS e PD përplasen në Kuvend për revolucionin “Flamingo”

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 12:11 | Politikë

Ndërpritet seanca, PS e PD përplasen në Kuvend për

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur disa herë në Kuvend për protestat e qytetarëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të raportonte lidhur me Konferencën Ndërqeveritare, për integrimin në BE. Debatet u përshkallëzuan mes deputetëve të PD dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, me ndërhyrje dhe replika të ashpra nga të dy palët, ndërsa seanca u ndërpre për disa momente për shkak të situatës së krijuar në sallë.

Flamur Noka: Turp të kesh!

Niko Peleshi: Tërheqje vëmendje për Nokën.

Gazment Bardhi: Ato 5 minuta pse i kërkuat?

Niko Peleshi: Të qetësoheshit ju, për meditim. (I drejtohet Nokës) Gishtin mos ma trego mua asnjëherë. Mos ma drejto gishtin. Ju lutem lironi foltoren ju.

Klevis Balliu: Kush je ti mo, kush je ti që prish seancën?

Niko Peleshi: Si mund të bërtisni për rregulloren ndërkohë që jeni ngritur të gjithë po prishni seancën? Zoti Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh.

Flamur Noka: A ke turp?

Niko Peleshi: Turpin mos ma trego mua!

Edhe më herët seanca u ndërpre, pasi e mori fjalën për procedurë, deputeti Ardit Bido u bllokua në foltore nga deputetët e PD që nuk e lejuan të vazhdonte.

“Berisha në burg”, ekzaltohet PD. Shohim absurde të mëdha. Shohim që dalin pro protestës ata që u kanë dhënë apartamenteve familjarëve të tyre të Entit të Banesave. Flasin ata që kanë përqindje në zonë të mbrojtur në Arameras, atje nuk protestojnë, protestojnë në një tjetër zonë të mbrojtur. Flasin për të drejtat e protestuesve, njerëz që janë qartazi në shkelje të kodit të sjelljes”, tha Bido.

Për pasojë të situatës që nuk lejoi vijimin normal të seancës, Niko Peleshi kërkoi 5 minuta pushim.

Pas 5 minutave ndërprerje, Kuvendi u rikthyermes trazirave. Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi vijimin me rendin e ditës në pikën e informimit për Konferencën Ndërqeveritare, deputetët e PD u ngritën për të kundërshtuar.

Sërish, si pak minuta më parë, foltorja vijon të jetë e bllokuar, ndërsa replikojnë me Peleshin. Pas këtij momenti, Peleshi njoftoi për herë të dytë pushim, këtë herë 15 minuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos