Berisha përplaset me Gjiknurin për "Aruban": Dil betohu në Bibël se nuk ke qenë në takim

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 11:21 | Politikë

Berisha përplaset me Gjiknurin për "Aruban": Dil betohu

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur në Kuvend me deputetin socialisit Damian Gjiknuri. Kreu demokrat akuzoi ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani se fsheh emrat e zyrtarëve të Arubës, mes tyre edhe emrin e Damian Gjiknurit.

“Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Engjëll Agaçit, fsheh emrin e Olsi Ramës, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij. Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë. Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin. Pra, fsheh emrat e këtyre dhe ata janë me fotografi, janë me film, janë me video, janë me zë”, u shpreh Berisha.

Pas këtyre deklaratave deklaratave reagoi Damian Gjiknuri, i cili ngriti dyshime për marrëveshjet e kreut të PD që i kanë lejuar të udhëtojë sërish në SHBA.

“Ai ka një parim, nuk ka rëndësi gënjeshtra thotë, ka rëndësi kush e thotë i pari. Ai e di shumë mirë që s’njoh asnjë nga ata persona, as i njoh fare dhe kjo është e verifikueshme nga çdo udhëtim imi. Fatkeqësisht, disa nga emrat që përmenden aty, janë disa nga familjarët e tij në foto. Kur të dalë e vërteta e Arubës, unë do të pyes se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai që e kanë lënë të udhëtojë prapë në Amerikë. Këtë t’ua shpjegojë demokratëve të tij, por unë do të flas kur të dalë e vërteta e Arubës”, tha Gjiknuri.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Berisha i kërkoi të betohej që s’ka qenë, ndërsa tha se dosjen e Arubës e ka në dorë Altin Dumani, armiku i tij.

“Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë. Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba. Kurse për sa i përket asaj, të garantoj që gjithçka është trillim dhe vetëm trillim. Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi që quhet Troplini, Altin Troplini, Altin Gjoka. Ai e ka dosjen. Dhe ai mezi do priste të shihte. Kurse ty të fsheh ai, Olsi Ramën e fsheh ai, Engjëll Agaçin e fsheh ai. Nuk e fsheh për ty, nuk e fsheh për Engjëllin, e fsheh për Edi Ramën.
Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve. Laju para shqiptarëve, bëj be. Po nuk bën dot be. Dil, provoje. Hajde, provoje. Kërkoji atij që t’i publikojë për të vërtetuar që nuk je ti. Kërkoni t’i publikojmë, nuk kërkoni dot, nuk u lejon Edi Rama.
Nuk u lë Edi Rama. Ata hapin llafet. Për ty, llafet janë të tyret",
tha Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos