
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi për çështjen e Marjana Koçekut, deputetes socialiste e cila la të kuptohej se po kërcënohej nga fisi Bajri.
“Kur një deputet sinjalizon për një kërcënim, nuk është lajm politik. Besoj që ky është lajm që i takon shtetit të së drejtës dhe jam i bindur që të gjitha institucionet me pushtet për të luftuar krimin e organizuar, nëse është një rast i tillë, duhet të zbatojnë urgjentisht detyrat e tyre”, tha Gogu për mediat jashtë Parlamentit.
“Kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si policia apo SPAK-u. Shpreh solidaritetin me kolegen time dhe meriton vëmendje shtetërore”, shtoi Gogu. (A2 Televizion)