Berisha: Kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga një gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën, pa autorizimin e parlamentit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2023, 12:21 | Politikë
Berisha: Kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga një
Sali Berisha

Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, tha se “në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit”.

“Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar plotësisht prej tij, vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën. Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73, pika dy, në të cilin sanksionohet se deputeti nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i kufizohet në asnjë lloj formë liria e tij, nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit. Mbi bazën e këtij neni të mbartur që në fillimet e pluralizmit, gjer sot asnjë deputet nuk ka pasur sanksione nga prokurorë apo gjykatës pa autorizimin e parlamentit. Në rast se u kujtohet, ka qenë rasti Bllako, rasti Tahiri e shumë të tjera. Kjo do të thotë se Edi Rama, Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij, për deputetët e tij, dhe jo për deputetët e opozitës që i ka armiq në konceptet e tij mjerane”, tha Berisha.

“Pra, një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Bllako, trafikantë si Saimir Tahiri, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën. Kjo demonstron në mënyrën më flagrante karakterin tmerrësisht politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Edi Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi 10 ditë më parë në parlament, betejën pa kthim”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos