Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Berisha mban protestën e radhës nga dritarja: Fjala e lirë është antidoti i diktaturave

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 18:30 | Politikë

Berisha mban protestën e radhës nga dritarja: Fjala e lirë

Në 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike, lideri në arrest shtëpi i demokratëve, Sali Berisha ia dedikoi fjalimin e tij pikërisht fjalës së lirë.

Nga dritarja e apartamentit, Berisha u shpreh se regjimet, si synim kryesor kanë vrasjen e fjalës së lirë për të shtënë frikën te qytetarët dhe më tej solli disa raste që nga diktatura deri në ditët e sotme.

“Kjo protestë nuk mund të cilësohet me asgjë tjetër, veçse një protestë e shenjtë. E shenjtë është fjala e lirë. Sot ne jemi këtu në një protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë Salman Ruzhdie thotë se ajo është gjithçka. Qeniet njerëzore që nuk kanë fjalën e lirë nuk janë veçse automatë mjeranë të frikës. Pa fjalën e lirë nuk ka mendim, dinjitet. Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Një mbështetje për gazetarët shqiptarë, ata janë parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitetet. Beteja e tiranit nisi kundër gazetarëve. Fjala e lirë është antidoti i diktaturave.

Në momentin që ne do të ngrihemi, Edi Rama nuk ka tunel në Surrel ku të fshihet. U shpreh mirënjohjen gazetarëve që në një moment të bardhë nxorën numrin e parë të RD më 6 janar 1991. Ajo ditë ishte si asnjë tjetër. Ai mëngjes i ftohtë ishte më i elektrizuari i këtij vendi dhe kombi. Njerëzit e etur për fjalën e lirë pritën të etur publikimin e RD. Është në nderin e atyre që e publikuan dhe intelektualëve që u rreshtuan në anën e të vërtetës. RD u shndërrua në një zëdhënëse e të vërtetave”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu