Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hodhi poshtë vendimin e Ilirjan Celibashit për të lënë në detyrë kryetarin e Bashkisë së Kuçovës.
Shkak i këtij vendimi u bë hetimi i SPAK ndaj Kreshnik Hajdarit, tashmë i pandehur për mosdelarimin e saktë në formularin e dekriminalizimit, ku sipas KAS, ndërpres ose jo të mandatit, KQZ duhet ta bëj pasi të jetë shprehur drejtësia.
“KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore numër 95/1 datë 24.11.2023 paraqitur nga Partia e Lirisë. Shfuqizimin e vendimit nr 816 dt 14.11 2023 të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të prokurorit të përgjithshëm për subjektin Kreshnik Hajdari, kryetari i bashkisë Kuçovë. Kthimin e çështjes për shqyrtim te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duke e lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative."
Kreshnik Hajdari në formularin e dekriminalizimit nuk kishte deklaruar deportimin nga shteti grek në vitin 1999, për kalim të paligjshëm të kufirit, por për Ilirjan Celibashin, kjo nuk përbënte shkak për t’i ndërprerë mandatin.
Kjo qasje e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kishte indinjuar palën paditëse.
Deri në shprehjen e GJKKO-së, mandati i Kreshnik Hajdarit mbetet pezull, ku seanca e radhës gjyqësore prite të mbahet të mërkurën e javës tjetër. (A2 Televizion)