Berisha pranon që çështja “non grata” nisi nën Trump: Isha pengesë për disa projekte

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2024, 20:12 | Politikë
 

Sali Berisha pranoi në “Of the Record” me Andrea Dangllin se përpjekjet për shpalljen e tij non grata nisën që në administratën e parë Trump me politikanë të korruptuar si Mattheë Palmer dhe Edi Rama dhe George Soros.

Sipas tij, këto përpjekje nisën vetëm se kishte kundërshtuar projektin për ndarjen e Kosovës dhe Ballkanin e Hapur.

“U shpalla non grata me lobimin e Ramës dhe Sorosit, pa asnjë fakt dhe dokument. Është e vërtetë që negociatat i nisën Matthew Palmer në 2020 me Ramën dhe Soros se kisha konspiruar kundër politikës amerikane, sepse kisha kundërshtuar projektin e Kosovës. Kundërshtova Ballkanin e Hapur dhe isha pengesë për projektet Vuçiç-Rama-Soros”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos