Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Bllokimi i Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 14:01 | Politikë

Bllokimi i Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtimin e 19

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës. Shkak për kërkesën e deputetëve të mazhorancës është sjellja e ligjvënësve demokratë në seancë plenare dhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Deputetet për të cilët PS kërkon përjashtimin janë, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Pirloi, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi. 

Këshilli i Etikës do të mblidhet sot në orën 15:00 për të shqyrtuar kërkesën e mazhorancës.

Në kërkesën për masë disiplinore, dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla, PS argumenton se prej muajsh tashmë, deputetët e mazhorancës vijojnë të bllokojnë seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Kërkesa është firmosur nga shtatë deputetë të mazhorancës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu