Në 33-vjetorin e krijimit të shoqatës Çamëria, kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, pohoi se të kërkosh drejtësi për Çamërinë nuk do të thotë të jesh kundër Greqisë. Sipas tij fqinjësia e mirë mes dy vendeve nuk mund të ekzistojë pa hequr ligjin e luftës.
Të kërkosh drejtësi për Çamërinë nuk do të thotë që je kundra Greqisë apo dikujt por të kurosh të shkuarën e dhimbshme për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët si fqinj pro kjo duhet të kalojë nga heqja e ligjit absurd të luftës që Greqia mban së bashku me pasojat e saj mbi Shqipërinë.
Duke folur për çështjen Beleri dhe veton greke ndaj integrimit të Shqipërisë, Idrizi theksoi se kandidatura e tij në një bashki shqiptare, është vënë si kalë troje për të nxitur konfliktet mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet e mira nuk mund të kalojnë nga shqiptari gjakprishur Beleri që sa herë bëhet fjalë për Shqipërinë bëjnë bashkë qeverinë, politikën, opinionin publik grek dhe median greke. Sot kërcënojnë Shqipërinë me veto për integrimin. Të vësh sot Belerin kandidat në një bashki shqiptare nuk i bën mirë marrëdhënieve shqiptare greke se është vënë aty si kalë troje për të nxitur konfliktet. Imagjinoni sikur opinioni, mediat shqiptare, partitë politike shqiptare dhe qeveria shqiptare të kishim bërë për Çamërinë aq sa qeveria greke ka bërë për një copë Beleri”.
Idrizi theksoi se “PDIU do të ndërmarrë nisma në parlament edhe më shumë se kaq, do të nisë fushatë sensibilizimi sesi parlamenti i Shqipërisë duhet t’i kërkojë Greqisë heqjen e ligjit të luftës”. (A2 Televizion)