Amnistia Penale, Salianji depoziton amendamentin: Të mos përfitojnë deputetët

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 16:20 | Politikë

Amnistia Penale, Salianji depoziton amendamentin: Të mos

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, depozitoi një amendament për amnistinë penale, duke kërkuar që nga ky ligj të mos përfitojnë deputetët apo ish-deputetët që kanë çështje të hapura me drejtësinë. Sipas tij, ky propozim erdhi për shkak të një keqkuptimi me amendamentin e opozitarit Ferdinand Xhaferraj që kërkonte të përfitonin amnisti të gjithë personat që kanë dënime me pak se 2 vite dhe presin vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Apelit, ku një prej përfituesve ishte dhe vetë Salianji.

Deklarata e plotë e Ervin Salianjit

Është bërë sebep që PS të keqpërdorë dhe të gjejë si sebep për të penguar amnistinë për qytetarët dhe padiskutim për ta përdorur politikisht. Po ju deklaroj që në nisje një amendament që sapo e kam depozituar ku në pikën 3 të nenit 5 të riformulohet me këtë përmbajtje që: nuk përfitojnë nga ky nen subjektet që përmbajnë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit 9049 të vitit 2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive. Subjekte të posaçme, akuza penale ndaj të cilave po gjykohen nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sipas përcaktimeve të shkronjës c dhe ç të nenit 75/a të procedurës penale si dhe çdo deputet apo ish-deputet i zgjedhur më parë në kuvendin e Republikës së Shqipërisë që mund të jetë subjekt i dënimeve apo i vuajtjes së dënimeve.

Amnistia ndjek qëllimet që lidhjen me humanizmin që ka për qëllim të lehtësojë pozitën e shtetaseve dhe jam i bindur se dhjetëra familje po presin.

Përmes këtij amendimi dua dhe synoj të përjashtohet kjo e drejtë për shtetasit që janë aktualisht deputetë të zgjedhur, kjo që amnistia të mos shfrytëzohet. Për çdo njeri që ka ngrenë sallatë kot këto kohë duke menduar që ka pasur ndonjë amendimin për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe për një çështje 600 e kusur procedime penale në përballjen 30 vjeçare që kanë patur me qeverinë, po i them që sapo e kam depozituar vet që nuk përfshihen.

Unë nuk hyj tek ata që cenojnë dinjitetin, nuk bëj asnjë kompromis me asnjë nga akuzat, bandit, kriminel mafioz që është përfshirë në trafik droge dhe që e kam denoncuar në të kaluarën. Jam i vetmi politikan që gjykohem në gjykatë për shkak të një denoncimi në interes të shërbimit publik. Nuk kam asnjë akuzë që projektligji i depozituar përmendte. Për të hequr çdolloj keqkuptimi, apo prepotence nga PS dhe qeveria që gjithçka që ka të bëjë me interesat e publikut apo edhe një projektligj që prek interesat e dhjetëra familjeve dhe që është i detyruar dhe t’i kërkojë opozitës për bashkëpunim, e shet si formë negociate. Kështu që me këtë propozim kam menduar që e ndaloj këtë situatë, e qartësoj për publikun.

Padiskutim që ne kemi interes thelbësor që qytetarët dhe mijëra familje që janë dënuar në mënyrë të padrejtë të përfitojnë, por ne nuk jemi të prirur të votojmë amnistinë e oligarkëve që ndërtojnë mes Tiranës si ai Arlis sh.p.k., që pavarësisht që ndërton 5 kate mu në mes të sheshit Skënderbej, jo vetëm që është në ndjekje penale, jo vetëm që nuk i hyn gjemb në këmbë për t’u prekur nga ligji por ndërkohë tani edhe të amnistohet lehtësisht, ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë sot në burgje se kanë ndërtuar avlli, mure, çati. Apo oligrkë tjerë që kanë marrë qindra e mijëra euro si Salillari përshembull, apo dhjetëra kompani të tjera të cilat kanë ndërtuar ligjin dhe ne t’i japim amnisti tani se i duhet këtyre të PS.

Pavarësisht do ta rikthesoj që është e domosdoshme që mijëra familje të përfitojnë, po kjo nuk është rruga se si depozitohet apo se si shkon situata kur duhet 84 vota. Nuk ka një negociatë, është fjalë e keqpërdorur në këtë vend, por nuk ka një propozim që t’i ketë ardhur opozitës përpara, nuk ka një diskutim paraprak.

E patë edhe sot një teatër tjetër. Nga shtatë deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin me votat e mazhorancës kishin konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje. Edhe sot u bojkotua mbledhja siç është bojkotuar prej dy vitesh me radhë.

 

Dua t’ju them që nuk ecet në opozitë, sidomos me këtë opozitë, padiskutim me mua jo e jo, përdorja e segmenteve të drejtësisë që gjasme të frikësojë kundërshtarët, nuk ecet. Po ua them drejtpërdrejt, unë nuk e njoh frikën.

 

Kam 10 vite që bëj betejë pubike duke i shërbyer interesit publik dhe vazhdoj pavarësisht çdolloj kostoje që mund të ketë dhe që padiskutim çdo vendim gjyqësor, çdo procedim, çdo kallëzim deri më sot të fituar apo që kam në proces janë medalje që i kam var në mur dhe do t’i bëj edhe publike në një moment të caktuar për të treguar që nuk ka gjë që ndal një deputet që ka mision interesin publik për të qenë kundër regjimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos