Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Shëndetësia, Rama: Po punojmë që të sjellim robotë për të kryer operacione në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 11:29 | Politikë

Në Shqipërinë e 2030, operacionet në spitale do mund të bëhen edhe me robotë. Kjo nuk është një fantazi, por një plan konkret që prezantoi kryeministri Edi Rama, ditën e sotme. Ai tha se po punon së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë shumë shpejt robotët në Shqipëri.

“Do vazhdojmë ta pajisim me aparaturat më të fundit. Po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet që është një tjetër shkallë. Besoj shumë që kemi arsye të ndihemi të inkurajuar dhe optimist, dhe pa diskutim që tani më shumë sesa dje, kur e thonim që shumë gjëra duheshin bërë për ta besuar, kemi shumë realitet për ta besuar plotësisht se Shqipëria e 2030 do jetë një vend me shërbim shëndetësor që do u krijojë shqiptarëve kushtet psikologjike të plotë për të mos shkuar jashtë, përveç rasteve kur ka nevojë për operacione të superspecializuara”, tha Rama.

Ai tha se kjo nuk ka të bëjë aspak me arsye politike, pra me qëllime për të marrë vota, por për t’u sjellë shërbimin e duhur të qytetarëve. Në fund, Rama pati edhe një mesazh për mjekët.

“S’keni parë asgjë akoma as në aspektin e pagave”, përfundoi kreu i qeverisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu