Rama zbulon se ministri i Jashtëm i është nënshtruar operacionit, tregon mesazhin që i dërgoi

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 11:06 | Politikë

Rama zbulon se ministri i Jashtëm i është nënshtruar

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, ditën e sotme, se ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i është nënshtruar një operacioni.

Lajmin e bëri me dije Rama teksa po fliste për autonominë e spitaleve, e ku vuri theksin se si është transformuar shëndetësia në vend.

“Pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme dhe më shkruante mesazh që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë, sepse ai mori detyrën duke ardhur shërbimi diplomatik jashtë dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital, që për nga kushtet dhe ekspertiza e mjekëve aty ndër spitalet e mira të Europës”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos