Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Përsëritet skenari, opozita bllokon punën për reformën zgjedhore

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 10:13 | Politikë



Vijon i njëjti skenar nga opozita, duke bllokuar sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët e opozitës kanë shkuar më herët në ambientet ku do mbahej mbledhja dhe u ulën në vendet që ishin parashikuar për anëtarët e mazhorancës në këtë komision.

Ata ndezën sërish zhurmuesen, teksa debate ka pasur mes Luan Baçit, Ervin Salianjit dhe bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili mbeti në këmbë pasi vendin e tij e kishte zënë Albana Vokshi.

Pasi qëndruan për disa minuta në sallë, deputetët e mazhorancës, anëtarë të komisionit, zgjodhën të dilnin prej saj, në pamundësi për të vijuar normalisht punën.

Një ditë më parë, opozita e drejtuar nga Berisha dorëzuan një kërkesë në Kuvend të nënshkruar nga 47 deputetë me anë të së cilës kërkojnë ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore.

Të premten e kaluar, deputetët e opozitës bënë të njëjtin reagim, i cili pasoi me përjashtimin me 10 ditë nga punimet e kuvendit të Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë