Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Opozita kaos, Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvendoset online, mbledhje në 12:00

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 10:42 | Politikë

Opozita kaos, Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvendoset online, mbledhje

Pas 2 seancave të dështuara, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe mbetet me interes për të parë nëse do të jetë i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i Komisionit, i cili përgjatë 2 seancave të kaluara nuk ka qenë i pranishëm.

Vendimi për ta bërë online erdhi pas kaosit që u shoqërua në të dyja seancat, pasi opozita e Gazment Bardhit nuk dëshiron Enkelejd Alibeaj si bashkëkryetar, por Oerd Bylykbashin. Mirëpo, Lulzim Basha ka refuzuar që të dakordësohet në këtë pikë me palën tjetër të opozitës dhe është i palëkundur në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, socialistët kanë deklaruar se do ta bëjnë Reformën Zgjedhore në të gjitha mënyrat.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli