Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Personit që iu kërkua financim, është arrestuar në SHBA

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 16:10 | Politikë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Belind Këlliçi denoncoi sërish çështjen e inceneratorit të Tiranës. Nga selia blu, Këlliçi deklaroi se personit që iu kërkua financim për inceneratorin e Tiranës është arrestuar në SHBA për mashtrim financiar. Demokratet i bejne thirrje SPAK për hetim serioz të përgjegjësve të aferës.

“Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugori Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë EthosAsset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim. Kompania mëmë në Holandë e Inceneratorit fantazmë, “Geogenix”,tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29-vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Grupi i Eksperteve pranë PD, po vazhdon të analizojë shumë dokumente të reja për këtë çështje. Në ditët në vijim, ne do të bëjmë transparencë për fakte dhe dokumente të reja. SPAK nuk mundet më të fshihet dhe të bëjë sehir për këtë aferë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos