Presidenti Bajram Begaj ka reaguar sot në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit përcjell mesazhin e reflektimit për “miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit”.
Ai ndjehet krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis në mbrojtjen e kauzës së humanizmit dhe apelon për të kundërshtuar urrejtjen dhe diskriminimin në dëm të njerëzimit.
“Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkruan Begaj.
(A2 Televizion)