Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

KiE pranoi propozimin e tij për konfiskimin e 300 mld eurove të Rusisë, Basha kërcënon Putinin nga Tirana

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 17:46 | Politikë

KiE pranoi propozimin e tij për konfiskimin e 300 mld eurove të

Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nuk e ka fshehur entuziazmin për faktin se Komiteti Politik i Këshillit të Europës miratoi unanimisht propozimin e tij për konfiskimin e mbi 300 miliardë eurove pasuri dhe asete të  Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Në konferencën për media të së premtes, nga Tirana, Basha u krenua me faktin se ky mekanizëm do të vlejë për të tronditur jo vetëm pozitat e liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, por edhe për agresorët e mundshëm në Ballkanin Perëndimor.

E para, ka të bëjë me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, një konflikt që shkon përtej asaj që kap syri. Jo thjesht një luftë midis dy shteteve por një nga qendrat më të mëdha të një konflikti të ri që po zhvillohet në nivel global. Njëra në Ukrainë dhe tjetra Lindja e Mesme. Ndarja nuk është thjesht dy palë që konfliktojnë, nga njëra anë janë fuqi autokratike që nuk besojnë tek demokracia dhe ushqejnë ambicie revizioniste në kuptimin që duan diçka që nuk e kanë dhe që mendojnë se iu takon atyre.  Çfarë ka të bëjë ky konflikt me Shqipërinë dhe interesin tonë si shqiptarë. Ka të bëjë sepse mesazhi që dërgohet nuk i dërgohet vetëm Putinit apo agresorëve në këto dy qendra të tjera të konflikteve botërore, por edhe një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor, kur në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta gjë ndonëse me volume të ndryshme siç po tentohet në Ukrainë tani apo edhe më parë gjatë pushtimit të Krimesë në 2014”, tha Basha.

Ndalur te kjo e fundit, ai iu referua sulmit ende të pandëshkuar të grupit paramilitar serb 4 muaj më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit.

E kam fjalën për sulmin terrorist të orkestruar në Banjskë, ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet i ri në terren, një ndarje dhe pushtimi faktik i territorit të Kosovës. Ndaj mesazhi që dërgojmë përmes një instrumenti të tillë të konfiskimit të pasurive ruse është një mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët në botë dhe ata potencial në Ballkanin Perëndimor”, shtoi kreu i PD-së zyrtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli