Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

“Krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë të tjerë”, ish-kryeministri: Rama mendoi të shpëtojë duke më vendosur në “arrest shtëpie”

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 19:20 | Politikë

“Krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë të

Sali Berisha foli sërish pasditen e së dielës nga ballkoni i shtëpisë së tij, aty ku është duke qendruar që prej 30 dhjetorit në arrest shtëpie.

Ndër të tjera, ai iu drejtua mbështetësve të tij duke i thënë se Edi Rama mendoi të shpëtojë duke e vendosur atë në “arrest shtëpie”, por tashmë janë krijuar me qindra e mijëra Sali Berishë të tjerë.

“Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit. Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij. Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin. Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij.

Të shpërdorimit dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët.  Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal. Edi Rama të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu