Përpos kryebashkiakut të Tiranës, në dosjen e SPAK akuzohet edhe kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka për pengim të hetimeve.
Në mundësinë e dhënë nga Kryeministri për t’u dëgjuar publikisht edhe nga grupi parlamentar, deputetja socialiste pretendoi që ajo po hetohet veçse për shkak të miqësisë me Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën.
Në rrëfimin për të vërtetën e saj, Bushka e pranon që e ka takuar dhe këshilluar kushërirën e saj, por pa përmendur elementin e sekuestrimit të telefoni apo nëse në këto takime ka qenë e pranishme edhe Ajola Xoxa.
Deputetja socialiste nuk flet për përfitime të projekteve apo fondeve nëpërmjet të kompanisë së bashkëshortit të saj që përmendet në dosje.
Ajo nuk u kujdes vetëm për pastrimin e figurës së saj nga akuzat, por tentoi që tëmerrte në mbrojtje edhe kryetarin e bashkisë.
Moment që Rama e pa të nevojshëm për ta ndërprerë. Kryeministri ja bëri të ditur Bushkës që beteja me akuzën që rëndojnë ndaj saj do të jetë personale dhe jo partiake. (A2 Televizion)