Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

E qëlloi me grusht, Vullnet Sinaj: E kam falur Nallbatin! Nuk kam asgjë personale me të, fajin e ka Berisha

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 13:20 | Politikë

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, është shprehur se e ka falur kolegun e tij demokrat, Gledion Nallbati për grushtin që i dha në seancën plenare të së hënës.

Në fjalën e tij për mediat, Sinaj ka bërë me dije se e ka hedhur pas si episod, pasi nuk ka asgjë personale me kolegun e tij.

"Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. E kam falur. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do bëj denoncim, por do të jem pjesë e grupit të PS-së nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit “pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale”. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty", tha Sinaj.

Nga ana tjetër, më herët, vetë Nallbati u shpreh i penduar, duke thënë se gjeste të tilla nuk nderojnë askënd.

Nallbati u përjashtua nga seanca, ditën e djeshme, e ndërsa Kuvendi vijoi mes tensionesh mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita pretendon se mazhoranca nuk përfill kërkesat e tyre, e për rrjedhojë kanë ndjekur këtë rrugë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani