Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 17%
  • Shpesh 17%
  • Asnjëherë 67%

Sherr pas 9 vitesh, deputetët përplasen fizikisht në sallën e parlamentit

Nga Ervin Koçi
30 Tetor 2023, 20:49 | Politikë

Deputetët u kthyen në seancë plenare pas një jave në terren me zgjedhësit dhe konfliktet ndërmjet tyre tentuan t’i zgjidhnin e stilin e rrugës.

Opozita u paraqit në sallën e seancave plenare me objektivin e qartë, moslejimin e punimeve, ndërsa mazhoranca tentoi të tregonte autoritetin e saj duke bërë menefregisten përballë veprimeve të opozitës.

Por, situata u nxeh së tepërmi çka e dëshmoi edhe grushti që Bledion Nallbati i Partisë Demokratike i lëshoi Vullnet Sinës të PS.

Ato që nuk i thanë në seancë plenare, opozitarët zgjodhën që t’i thoshin në oborrin e parlamentit.

Gazmend Bardhi pasi lexoi fjalimin e përgatitur e amnistoi aktin e kolegut të tij demokrat.

Mazhoranca nga ana e saj, ndonëse e pësoi fizikisht aksionin e opozitës, lajmëroi përjashtimin e demokratëve që u përfshinë në pengimin e seancës plenare.

Ky konflikt politik nuk është një rrufe në qiell të pastër pasi prej javësh kërkesa e grupit të PD-së hidhen poshtë nga socialistët, të cilët njoftuan se do të kenë sërish të njëjtën qasje.

Seanca e radhës plenare është parashikuar ditën e enjte, teksa palët politike vijojnë strategjinë e tyre, opozita bllokadën parlamentare, ndërsa mazhoranca miratimin e aktive pa diskutime.

Dita jonë