Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Do të mbahej në fillim të nëntorit, PS shtyn mbledhjen e Kongresit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 16:39 | Politikë

Do të mbahej në fillim të nëntorit, PS shtyn mbledhjen e

Partia Socialiste ka vendosur të shtyjë në dhjetor kongresin e thirrur më herët për të shtunën e 4 nëntorit. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Blendi Klosi. Sipas informacioneve, kërkesa është bërë nga kryesocialisti Edi Rama, ditën e sotme. 

Burime të tjera pranë mazhorancës shpjegojnë për A2 CNN se vendimi është marrë me qëllim që e gjithë vëmendja të përqendrohet te dialogu me qytetarët sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm dhe vizionit të PS-së për Shqipërinë.

Këtë mesazh, kryeministri Edi Rama e përcolli gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së paraditen e sotme, por vendimi për shtyrjen e kongresit në dhjetor nuk ishte zyrtarizuar ende.

Burimet pohojnë se socialistët do ta shfrytëzojnë këtë periudhë kohore për të dalë në bazë, përfshirë Kryeministrin, me qëllimin dialogimin direkt me qytetarët.

Pas miratimit të buxhetit 2024 dhe paketës fiskale, do të zhvillohet edhe mbledhja e Kongresit të Partisë Socialiste, theksojnë burimet pranë mazhorancës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi