Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 47%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

Rama mbledh grupin e PS-së, porosi për përplasjet me opozitën në seancën e pasdites

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 13:10 | Politikë

Rama mbledh grupin e PS-së, porosi për përplasjet me

Për 60 minuta, kryeministri Rama ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Sipas burimeve, mësohet se kryesocialisti u ka thënë deputetëve të tij që mazhoranca duhet të vazhdojë punën duke u bazuar në ligj dhe rregullore, ndërsa duke iu referuar veprimeve të deputetëve të opozitës, ata të vijojnë me pseudo-detyrën e tyre.

Rama i ka udhëzuar socialistët që pavarësisht situatave të krijuara nga opozita, mazhoranca duhet të jetë e unifikuar në qëndrimin e saj duke mos lejuar bllokimin e punës parlamentare.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij në grup, Rama e ka përqendruar te buxheti ku ka kërkuar që të kalojë sa më shpejt në Parlament.

 

Debat - nga Alba Alishani