Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, 39 mld lekë shkojnë për rritjen e pagave

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 18:43 | Ekonomi

Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, 39 mld lekë shkojnë për

Qeveria ka miratuar këtë të premte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave  projektbuxhetin e vitit 2024. I parashikuar në një vlerë prej 7 miliardë eurosh, projektbuxheti 2024 është 1.1 miliardë euro më shumë se i 2023.

Ministri Financave dhe ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur se një zë të rëndësishëm do të marrin pagat, pensionet dhe investimet publike.

“Duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit”, tha ministri.

Për pushtetin vendor buxheti do të rritet me 10.4% duke arritur kështu 71 miliardë lekë.

“Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qendrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë”

Qeveria shtyu për një kohë të pacaktuar planet për përfshirjen e TVSH-së në arsim dhe në shërbimet financiare të parashikuara për tu aplikuar në fillim të janarit 2024.

“Sa i përket paketës fiskale, edhe për shkak të interesit nga ana juaj, ju informoj se nuk do të ketë prekje të TVSH-së në sektorin e arsimit dhe në shërbimet financiare dhe këtë e kemi diskutuar edhe me FMN-në, me të cilët kemi dakordësuar të rishikojmë Strategjinë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave, me fokus kryesisht përmirësimin e administrimit fiskal”, shtoi Mete.

Disa nga objektivat që pritet të arrihen gjatë 2024 janë paga mesatare 900 euro, 2% e PBB si kontribut në NATO dhe mbrojtja e shtresave në nevojë nga rritja e çmimeve.

Me miratimin në Këshillin e Ministrave, projektbuxheti 2024 dhe paketa fiskale do t’i nënshtrohen një faze të gjerë diskutimesh në komisionet

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos