Përplasja në Kuvend, Berisha: Provokacion i ulët ndaj opozitës, Nikolla shkatërrimtare e parlamentit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 17:24 | Politikë

Përplasja në Kuvend, Berisha: Provokacion i ulët ndaj

Një provakacion ndaj opozitës e ka cilësuar Sali Berisha përplasjen fizike në Parlament mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në nisje të seancës së sotme parlamentare. Një lidhje live me Facebook-un e tij, Berisha akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla si shkatërrimtare të parlamentit, që sipas tij zbaton urdhrat e Ramës dhe jo ligjet dhe kushtetutën.

“Kjo skenë përbën një provokacion të ulët ndaj opozitës. Këta hajdutë që kanë humbur çdo normë morale e etike, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese një nga të drejtat më themelore. Është e drejta e tij të ngrejë komisionin hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha. Kjo e drejtë nuk mund ti mohohet askujt. Por kjo nuk ndodh se Edi Rama mbërthyer nga korrupsioni. Nikolla shërbëtore e turpshme Edi Ramës që kushtetutën e ligjet i zëvendëson me urdhrat e Ramës. Kjo është shkatërrimtare e parlamentit dhe parlamentarizmit”.

Berisha shprehu vendosmërinë e opozitës për të mbrojtur kushtetutën me çdo kusht.

“Ne jemi të vendosur ta mbrojmë kushtetutën me çdo sakrificë këta që mendojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën janë banditë bandë e turpshme që s’kanë as moral as ligj. Ramës i ka ardhur fundi. Opozita e vendosur që të mbrojë me të gjithë forcën deri në sakrificën sublime të drejtën e saj kushtetuese”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos