Berisha: Rama na ndalon komisionet hetimore parlamentare, beteja për mbrojtjen e Kushtetutës ka nisur

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 18:02 | Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat jashtë sallës së seancave plenare, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se me akte antikushtetuese po i ndalon opozitës të drejtën e fjalës në Kuvend.

“Edi Rama me akte të turpshme, antiligjore, antikushtetuese, të Lindës së parlamentit bllokon jetën parlamentare të vendit. Opozita po bën këtu një betejë në emër të qytetarëve opozitarë dhe jo vetëm, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtuese të deputetëve të opozitës në Parlament. Siç është bërë e ditur, Edi Rama ka anuluar, ka pezulluar deri tani përveç komisionit hetimor për djegësat, ku u zbulua vjedhja e shekullit, të gjitha komisionet e tjera hetimore parlamentare. Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare pasi është vetë ai flamuri i zi i korrupsionit në Shqipëri. Sepse vetë ka ndërtuar sarajet dhe parajsën e tij në Surrel, Sepse vetë ai dhe shoqja e tij kanë ndërtuar pallatin 5-katësh për të cilën nuk gjendet asnjë e dhënë. Edi Rama disponon të fshehura në bankat off-shore 200 milionë euro.”

Sali Berisha – PD e Rithemelimit

Berisha shpjegoi se ekziston një nen në Kushtetutë që i lejon opozitës të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, por shefi i qeverisë e ndalon këtë për shkak se është i përfshirë në të gjitha aferat.

“Ka një nen Kushtetua, e cila njeh të drejtën e pacënueshme të deputetëve të opozitës që me numër të caktuar të firmave të ngrenë komisione hetimore parlamentare. Edi Rama nuk e lejon këtë pasi del strumbullar në të gjitha aferat.”

Sali Berisha – PD e Rithemelimit

Më tej, Berisha theksoi se ka nisur një betejë pa kthim e opozitës, e cila do të aplikojë në vijim të gjitha format e qëndresës parlamentare.

“Kjo betejë ka filluar dy javë para dhe është shpallur si betejë pa kthim. Është shpallur dhe nuk vazhdohet më tutje. Po mbrojmë Kushtetutën që është jetike për çdo qytetar shqiptar. Mazhoranca mund të përjashtoje por popullin nuk e përjashton dot kurrë. Do përdorim të gjitha format e qëndresës parlamentare. Ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokratik. Nuk ka parlament dhe nuk ka parlamentare që përfaqësojnë opozitën dhe nuk mund të hartojnë ligje, nuk mund të krijojnë komisione hetimore parlamentare.”

Sali Berisha – PD e Rithemelimit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos