Erdogan te Vuçiç, Berisha: Në vend që të shpallet embargo, forcohet një ushtri që rrezikon paqen

Nga A2 CNN
12 Tetor 2024, 13:36 | Politikë

Sali Beirsha kritikoi marrëveshjet e sigurisë të nënshkruara nga Presidenti turk, Recep Tayipp Erdogan në Beograd, me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.

“Sigurisht nuk më vjen mirë absolutisht që Turqia të kontribuojë në forcimin e një ushtrie, e vetmja në rajon që përbën rrezik për paqen dhe stabilitetin. Dhe në vend që të shpallet një embargo ndaj një vendi që nuk respekton embargon ndaj Rusisë, deklarohet se do investohet dhe do ketë shitje armësh, etj, etj.”, tha Berisha në një konferencë për mediat gtë shtunën, raporton A2 CNN.

Ai shtoi se Shqipëria do të ketë gjithmonë marrëdhënie të mira me Turqinë, por jo me autokracitë. “Me opozitën laike turke, e cila i përmbahet parimeve të kemalizmit, ne kemi dhe do kemi marrëdhëniet më të mira midis partive dhe vendeve tona”.

Pas vizitës në vendin tonë, ku përuroi Xhaminë e Namazgjasë, u fol për dhurimin e dronëve kamikazë dhe gjithashtu u nënshkrua marrëveshja për hapjen e një dege të Universitetit Politeknik të Stambollit, Erdogan shkoi në Beograd, shkruan A2 CNN. Atje presidenti turk njoftoi se bashkë me Aleksandar Vuçiç kanë vendosur që t’i zhvillojnë së bashku industritë e mbrojtjes. Delegacionet e të dyja shteteve firmosën gjithsej 11 marrëveshje me synimin që vëllimi tregtar të shkoi nga 2 miliardë dollarë në 5 miliardë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos