Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian në 15 tetor dhe A2 ka zbardhur se kush janë kapitujt e parë që do të diskutohen.
Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po në këtë datë mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘bazat’ ose 'themeloret', përfshin kapitujt si më poshtë:
Grup kapitulli i parë
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
(A2 Televizion)