“Lista e hapur apo lista e shqyer e PS?”, Bylykbashi: 3 më të votuarit e Ramës u dorëhoqën para akuzës

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 15:05 | Politikë

“Lista e hapur apo lista e shqyer e PS?”, Bylykbashi: 3 më

Dorëzon mandatin e deputetit dhe një ditë më pas akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.

Kjo që ndodhi me deputetin socialist Jurgis Çyrbja, sipas nënkryetarit demokrat Oerd Bylykbashi ka prekur 40% të listës së deputetëve socialistë të Durrësit. Si drejtues politik i këtij qarku, Bylykbashi thekson se tre më të votuarit pas kryeministrit Edi Rama, Lefter Koka, Rrahman Rrahja dhe Jurgis Çyrbja u përdorën nga Rama për vota dhe u detyruan të lënë mandatin para se SPAK t'u komunikojë akuzat.

“Vota preferenciale apo vota e krimit?”, pyet Bylykbashi në reagimin e tij në rrjetet sociale. 

“Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve. Struc-izëm politik që Rama të fshehë kokën në rërë e të thotë nuk kam asnjë deputet apo ministër në detyrë të arrestuar, apo SPAK është i specializuar vetëm me ish-funksionarë, se nuk e lejon Rama?”, shkruan më tej nënkryetari demokrat.

Ai akuzon se standardi i votimeve që Rama i quan zgjedhje është Simbioza e Politikës, Shtetit dhe Krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos