“Djathtas 1912”, Alibeaj prezanton partinë e re: Ja 5 shtyllat ku bazohemi

Nga A2 CNN
12 Tetor 2024, 11:18 | Politikë

Enkelejd Alibeaj, rreth një muaj pasi krijoi grupimin e ri parlamentar, ka prezantuar edhe partinë e re, e cila quhet “Djathtas 1912”.

Në prezantimin për mediat, Alibeaj, teksa lexoi Kartën e Parimeve dhe Vlerave të partisë së re, u shpreh se ajo është e bazuar në 5 shtylla themelore, shkruan A2 CNN.

“Djathtas 1912”, Alibeaj prezanton partinë e re: Ja 5 shtyllat
Logoja e Partisë Djathtas 1912

“Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë, i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të githë kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për ne, përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë. Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetëqeverisjen dhe besimin", tha Alibeaj.

Pjesë e kësaj partie të re duke të jenë disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos