Gjata: Vë bast që kjo drejtësi nuk do të thërrasë as Edi Ramën e as Erion Veliajn!

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 18:50 | Politikë

Gjata: Vë bast që kjo drejtësi nuk do të thërrasë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD të Rithemelimit, Çlirim Gjata, i ftuar në “Ditari i Pasdites” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, ku foli në lidhje me aksionin opozitar, gjyqin për Berishën, por edhe për Reformën në Drejtësi.

Duke folur për këtë të fundit, Gjata tha se, Rama kërkon kohë deri sa të vijnë zgjedhjet e 2025-s, dhe qëllimi final i tij është që të mos ketë opozitë fare, madje edhe lider të mos ketë opozita.

Në këtë drejtim, ai tha se, SPAK as nuk do të guxojë t’i përmendë emrin Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Ndërsa shtoi se, mazhoranca nuk ka për të bërë asgjë në këtë drejtim, pasi sipas tij, anë vetë ata që e kanë kurdisur këtë situatë.

“Rama këtë kërkon, kërkon kohë sa të vijnë zgjedhjet e 2025-s dhe të mos ketë opozitë. Madje as lider fare mos ketë opozita. Në qoftë se do të guxojë SPAK t’i përmendë emrin Erion Veliajt dhe Edi Ramës, unë nuk do dal më në televizor. Nuk kanë për të bërë gjë sepse ata janë kurdisur për këtë situatë.”, tha ndër të tjera Çlirim Gjata në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos