Në seancën e sotme ndaj deputetit Ervin Salianji, Apeli i Përgjithshëm u përball me një kërkesë për shtyrje të seancës.
Përmes një shkrese të depozituar në gjykatë, avokati i Salianjit, Ledio Braho, ka justifikuar mungesën me arsye shëndetësore, ndërsa në sallë mungon edhe vetë klienti i tij.
Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha u shpreh: "Për ne është e qëllimtë, kërkojmë të caktohet një avokat kryesisht që të mos ketë zvarritje të procesit”.
Seanca u vendos të shtyhet në datën 8 maj.
Seancën e kaluar, Jetmir Olldashi, bëri kërkesë në seancën e shkuar për përjashtimin e gjyqtares Eliba Bezat, por gjykata vendosi mospranimin e kërkesës.
(A2 Televizion)