Grushti në parlament, PD e PS padisin njëra-tjetrën

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 15:18 | Politikë



Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka paditur në Prokurorinë e Posaçme deputetin demokrat, Bledion Nallbani, duke e vënë nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës.

Vendimi i socialistëve është marrë një ditë pas seancës plenare të 30 tetorit, kur Nallbati u konfrontua me socialistin Vullnet Sina pas një konflikti ndërmjet tyre.

Por për demokratët, agresor nuk është Nallbati, por Sinaj ndaj të cilit kanë depozituar padinë e tyre duke e akuzuar gjithashtu për goditje për shkak të detyrës, vepër penale kjo që dënohet deri në 3 vite heqje lirie.

A2 CNN Livestream

A2 Business