“Hallet e qytetarëve po keqpërdoren”, Rama i përgjigjet protestuesve: Tubimet ushqehen nga përçarja

Nga Anesti Barjamemaj
28 Qershor 2026, 13:01 | Politikë

Edi Rama zgjodhi t’i jepte më shumë kohë se zakonisht protestave që zhvillohen në Bulevard. Në podcastin kryeministror ai zgjodhi të fliste me një nga protestuesit, i cili i kishte renditur arsyet se përse i ishte bashkuar lëvizjes, ku shkaktare kishte qenë sjellja e administratës shqiptare.

Për Edi Ramën halli i qytetarit ishte motivi se përse vijon ta bëjë detyrën e kryeministrit, duke shtuar se qytetarët po keqpërdoren nga lëvizje me frymë përçarëse. 

Nuk duhet lejuar që një hall i drejtë të bëhet lëndë djegëse për ata që vazhdojnë e ushqejnë këtë protestë, vazhdojnë e ushqejnë këtë rrëmujë, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke bërë dëm pas dëmi, jo duke ndihmuar që gjërat të zgjidhen. Ata janë njerëz që ushqehen me problemet e të tjerëve dhe janë njerëz, janë subjekte, janë organizata, janë edhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve”.

Dalja në bulevard për kreun e qeverisë vetëm sa i shton karburantin përçarjes shoqërore duke nënvizuar se ata që janë prapa protestës nuk dëshirojnë zgjidhjen e halleve të qytetarëve.

Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, sepse ata duan të mbajnë gjallë zemërimin, përçarjen dhe iluzionin që çdo plagë e një qytetari është prova se këtu duhet rrëzuar gjithçka dhe Shqipëria duhet të fillojë nga e para. Zgjidhjet kurrë nuk vijnë nga njerëzit që ndezin zjarrin e zemërimit, por nga ata që, pavarësisht të gjitha mangësive dhe gabimeve, mbajnë detyrimin për të "fikur" çdo vatër halli, duke i qëndruar mbi kokë”.

Nëse këto ishin fjalët për protestuesin që del në bulevard, për ata që e akuzojnë, fjalët i kishte më të rënda duke i quajtur inkuizitor revolucionar, dhe si shembull mori deklarata e bëra ndaj librit “Thë Albanian Files”.

Këto reagime të kreut të qeverisë vijnë në një kohë kur lëvizjes në Tiranë priten ti bashkohen edhe eurodeputet nga Parlamenti Europian pjesë e grupit të të gjelbërve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos