Detaje të tjera janë zbuluar nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Një tjetër shqetësim i Edi Ramës ka të bëjë me takimet fiktive të deputetëve.
Sidomos për Qarkun e Vlorës, për të cilin Rama ka marrë edhe deputetin Anduel Tahiraj si shembull, ku me batutë mësohet të ketë thënë: “Zhvillon takime me 7 veta dhe raporton që ishin 15. Fut si pjesë të takimit edhe Ismail Qemalin në foto. Ismail Qemali dëgjon Anduelin”.
Batuta me ironi Rama ka pasur edhe me Ministrin e Drejtësisë, drejtuesin politik të Lezhës, Ulsi Manja, ku për të treguar që është i zënë për t’u marrë me partinë ua ka thënë anëtarëve te Asamblesë që Ulsiu merret me burgjet. (A2 Televizion)