A2 CNN ka mësuar detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura të Asamblesë së Partisë Socialiste.
Mësohet se në fillim ka mbajtur fjalën Sekretari i Përgjithshëm dhe më pas ka raportuar drejtuesi politik i Tiranës së bashku me disa deputetë dhe ministra. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu është ankuar për Kavajën dhe Etjen Xhafaj që ky i fundit nuk ka bërë një analizë të hollësishme për performancën e PS në këtë bashki.
Për rrjedhojë, kryeminstri Edi Rama i ka kërkuar llogari Xhafajt se pse nuk ka një analizë dhe i ka kërkuar që të ketë një listë me emra të cilët nuk janë angazhuar aq sa nevojitet në bazë. (A2 Televizion)