Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Zgjedhjet e 2025, Rama mbledh Asamblenë e PS! Fokusi riorganizimi i partisë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2024, 10:09 | Politikë

Kjo e diel nuk është pushim për socialistët. Sot mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. Fokusi do të jetë në riorganizimin e partisë para zgjedhjeve parlamentare, në një mbledhje të gjatë që pritet të zgjasë të paktën 6 orë.

Gjithashtu, A2 CNN mëson se në mbledhje do të zgjidhen e krerët e organizatave politike të PS dhe përmbajtja e Kongresit që pastaj do zgjedhë më pas Asamblenë e re dhe në fund kjo e fundit do të zgjedhë Kryesinë. Gjithashtu pritet raportimi i të gjithë drejtuesve politikë të PS.

Pritet edhe të ketë “ndëshkime” për socialistët që nuk kanë arritur objektivat.

Kujtojmë se kjo është mbledhja e parë që pas daljes publike të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj që hodhi akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj mbi aferën e inceneratorëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi